Ka kaluar një javë që nga publikimi i fotos që bëri shumë bujë, ku shihet Ana duke fjetur në të njëjtin krevat me Arjonin.

Arjoni ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë anën e tij të historisë, ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”.

Ai shprehet se janë takuar shumë herë jashtë programit dhe ka pranuar se ka kryer marrëdhënie intime me Anën.

Pjesë nga biseda në studio:

-Ti the që ke bërë gabimin dhe je penduar.

Arjoni: Pendohem shumë, kam patur edhe më përpara histori por nuk mendova asnjëherë si kjo dhe nuk kam rënë asnjëherë si kjo, nuk isha unë, nuk kam rënë ndonjëherë në një gropë kaq të madhe, në humnerë.

-Sa herë jeni takuar?

Arjoni: Rreth tre javë pak a shumë.

-Keni patur marrëdhënie intime?

Arjoni: Po kemi patur.

-Pse u kris marrëdhënia juaj?

Arjoni: Kuptova që isha thjesht ai që do kalonte një pjesë të vogël të jetës së Anës sepse ajo femër është në ndjekje të një preje zakonisht. Do shpjegoj pse kam publikuar këtë foto, dua të parandaloj që dikush tjetër të bjerë pre e kësaj. Mbaroj me mua dhe do vazhdoj me dikë tjetër. E kuptova shumë vonë, këto kohët e fundit.

-Çfarë situate ishte?

Arjoni: Përderisa jemi ftof kemi pasur arsye, siç thanë dhe konkurrentët që më kanë parë poshtë me moralin është e vërtetë, është dalluar që jemi ftohur. Diçka po mbyllej, e kuptuam edhe unë edhe ajo.

-Ka qenë dikush tjetër në dijeni?

Arjoni: Jo

FOTO GALERI
3/16

Top Channel