Me 213 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran numri i viktimave ka arritur shifrën 52.883.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.603 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.131.077.

Lari shtoi se 5.678 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 844.430.

Duke informuar se deri tani janë kryer 6.846.781 teste, zëdhënësja Lari tha se 12 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 288 qyteza si zona “portokalli” dhe 148 qyteza si zona të “verdha”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA