Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Sipas raportimit të zyrtarëve të shtëpisë së pleqve për CNN, Tillie Dybing nga Minnesota, 107-vjeç, ka fituar betejën kundër COVID-19 nga i cili ishte prekur që nga vjeshta.
Sipas 107-vjeçares, kjo nuk është pandemia e parë të cilës i ka mbijetuar. Në vitin 1913, e cila në atë kohë ishte vetëm 5-vjeç kur pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 preku familjen e saj në një fermë në Dakotën e Veriut.
Gjatë jetës, Tillie ka përjetuar shumë humbje, përfshirë vdekjen e motrave dhe vëllezërve në moshë të vogël si dhe të bashkëshortit në moshën 80-vjeçare.
Pavarësisht të gjithave që ajo ka përjetuar, 107-vjeçarja fitoi betejën edhe ndaj kancerit në mitër në moshën 95-vjeçe, ku simptoma e vetme e COVID-19 që i ishte shfaqur kësaj gruaje ishte lodhja.
“Asgjë në mushkëri. I thanë se nuk ka temperaturë, thjesht flinte tërë kohën”, ka thënë bija e saj Susane Burk.
Top Channel