Ka kaluar një javë që nga publikimi i fotos që bëri shumë bujë, ku shihet Ana duke fjetur në të njëjtin krevat me Arjonin.

Arjoni ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë sqarime ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”.

Nëpërmjet një lidhje direkte, Arjoni është shprehur se ndihet i trazuar nga e gjithë sa ndodhi dhe ka deklaruar gjëra të cilat Ana i ka mohuar më herët.

“Ndihem pak i turbulluar, pak i trazuar por jam mirë. Kam pranuar që të jem me ju për të treguar të vërtetën. Lidhje nuk mund ta definizoj sepse nuk kemi një kontratë që ti japim një titull asaj që kishim, por kishim diçka”.

Një pjesë nga biseda e Arjonit në studio:

-Kur keni nisur të frekuentoheni?

Arjoni: Direkt pas hyrjes time, pas 3 ditësh që kam hyrë në përputhe.

-Ku jeni takuar?

Arjoni: Askund veçse te shpia ime

-Çfarë ka ndodhur, si e përshkruan marrëdhënien tuaj?

Arjoni: Nuk do i jepja asnjë titull marrëdhënies tonë sepse nuk ka qenë një gjë që e dëshiroja unë. Nuk më pëlqen ti jap një titull, një eksperiencë që nuk duhet të kishte ndodhur.

Arjani Konomi: Ti thua në atë video që ka qenë një histori dashurie e shkurtëër dhe intense, ishte reciproke dashuria juaj?

Arjoni: Deri diku, sepse ajo që më ka vënë në vështirësi ka qenë fakti që ajo po luante dhe unë prapë isha aty me të, e pranoja që po luante, e dija që po luante dhe prapë nuk po e hidhja poshte, ka qenë shumë e vështirë. Ajo kishte një qëllim, ta manipulojë një njëri, ta fusi në kllapa

Arjan Konomi: A ishte një Histori dashurie?

Arjoni: Po, ka qenë e shkurtër në shumë pak kohë kemi sa një çift mund të arrij në 5 muaj. Ana doli ditën e parë në lidhje skype tha diçka që nuk ishte e vërtetë. Ditën tjetër në intervistën tjetër tha diçka tj që tha jemi taku vetëm një herë, unë kam provat dhe do i nxjerr.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA