Ka kaluar një javë që nga publikimi i fotos që bëri shumë bujë, ku shihet Ana duke fjetur në të njëjtin krevat me Arjonin.
Arjoni ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë anën e tij të historisë, ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”.
Ai shprehet se ka qenë një histori e shkurtër dashurie ajo mes tyre, por më pas ai kuptoi se Ana kishte një qëllim, ta manipulonte atë!
Pjesë nga biseda në studio:
Arjani Konomi: Ti thua në atë video që ka qenë një histori dashurie e shkurtër dhe intense, ishte reciproke dashuria juaj?
Arjoni: Deri diku, sepse ajo që më ka vënë në vështirësi ka qenë fakti që ajo po luante dhe unë prapë isha aty me të, e pranoja që po luante, e dija që po luante dhe prapë nuk po e hidhja poshte, ka qenë shumë e vështirë. Ajo kishte një qëllim, ta manipulojë një njëri, ta fusi në kllapa.
Arjan Konomi: A ishte një Histori dashurie?
Arjoni: Po, ka qenë e shkurtër në shumë pak kohë kemi sa një çift mund të arrij në 5 muaj. Ana doli ditën e parë në lidhje skype tha diçka që nuk ishte e vërtetë. Ditën tjetër në intervistën tjetër tha diçka tjetër që tha jemi taku vetëm një herë, unë kam provat dhe do i nxjerr.
-Ta ka thënë që të dashuron?
Arjoni: Nuk ma ka thënë por ka dasht që unë të bie në dashuri me të, dhe unë si njeri i padjallëzuar dhe unë i kam besuar shumë në fillim, isha tepër i dhënë.
-Kishe rënë në dashuri kokë e këmbë?
Arjoni: Kështu mund ta themi.
Arjoni: Gjatë gjithë kohës jemi takuar, do ju nxxjer bisedat e screenshot janë çaste të vërteta, do ju tregoj që kemi qenë tre ditë rresht që kemi qenë bashkë, nga data 21. Jemi takuar 3 ditë rresht.
Top Channel