A ishte kjo një hakmarrje? Arjoni flet për regjistrimin ku shantazhonte Anën: Nuk e kam thënë…

16/12/2020 19:06

Arjoni ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë anën e tij të historisë, ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”, në lidhje me foton që bëri bujë në mediat sociale.

Arjoni ka folur rreth voicet që Ana bëri publik, duke thënë se e gjithë ajo nuk ishte një shantazh, por është keqkuptuar, pasi nuk ka qenë ky qëllimi i tij. Më tej ai shton se e ka bërë të gjithë këtë që persona të tjerë të mos binin pre e një njeriu si Ana.

Arjoni: Është hera e parë që dëgjoj fjalën shantazh. Fjalët nuk janë sikur janë kuptuar. Fjalët janë këto: “Sillu si duhet”, do të thotë të kesh një sjellje adekuate, të sillesh si duhet nuk kam thënë kurrë që sillu si du unë, nuk kam shantazhuar kurrë një femër në jetën time. Ndoshta mund të quhet shantazh po nuk e kam pas për qëllim. Edhe mund të merret si kërcënim, por nuk e kam thënë me qëllim.

-A ishte kjo një hakmarrje?

Arjoni: Jo nuk ishte, nuk do kisha turp ta pranoja, do thoja nëse do ishte hakmarrje, është thjesht për të treguar se këta persona janë të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Nuk ishte për ti prish punë, sepse kam dal me një foto mund të kisha vepruar ndryshe. Ana duhet të më falenderoj që unë nuk i kam thënë këto deklarata me gojë edhe ajo nuk do pranonte, dhe unë do kisha nxjerr fakte dhe ajo do kishte ngel bllof. Duke qenë shumë i drejtë me të gjithë njerëzit që i njoh, unë nuk i anashkaloj dot këto gjëra.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA