Këtë të martë në emisionin e shumë ndjekur “Përputhen” u transmetua takimi mes Sindit dhe Erlindit.
Një takim, që në pjesën e parë duket se shkoi mjaft mirë. Nuk munguan as ironitë jo të drejtpërdrejtë për Melisën, duke përmendur metrin dhe dorezat. Kujtojmë se në takimin mes Melisës dhe Andit, ishte ky i fundi që me anë të një metri kërkoi distancim nga Melisa në formë shakaje.
Sindi thotë se nuk është aspak ironi por e merr si një shembull nga njerëz me eksperiencë:
“Nuk ishte ironi po merrja shembull nga njerëz që kanë eksperienca, meqë unë jam pa eksperienca, thash po marr shembuj nga këta”.
Sindi: Kam harruar metrin dhe dorezat. Duhet të jemi larg të ruajmë distancën. (Nisin të qeshin).
Erldini e quan Sindin “speciale”, dhe shprehet se ajo është speciale për ato që ka treguar dhe i kavlerësuar te Sindi. Në takimin e parë ai i dhuron sindit një yll.
Sindi: Je romantik si tip?
Erlindi: Jam shumë romantik, por në raste të caktuar, nuk bëj gjëra që i ndjej.
Sindi: Je shumë i artikuluar, je njeri që di si të sillesh me një vajzë
Sindi: Do dehemi ne?
Erlindi: Do dehemi pse jo
Sindi: Qenke i rrezikshëm ti
Erlindi: Po jam
Erlindi: Një dolli për ne të dy. Më ka bërë shumë përshtypje që je shumë e drejtpërdrejtë dhe ke treguar shumë vlera dhe të kam bërë një dhuratë speciale.
Erlindi: Një yll sepse simbolizon një yll dhe është për ty.
Sindi: Kështu i mashtron vajzat me dhurata me yje apo ju thua që janë speciale në takuim të parë
Erlindi: Ti je speciale
Top Channel