Në pjesën e tretë të emisionit “Përputhen” u zhvillua takimi 4-minutësh mes Melisës dhe Panajotit.
Panajoti duket tepër i emocionuar dhe në siklet nga përgjigjet e Melisës, dhe teksa nis të flas për familjarët dhe motrat e tij ai i puth duart Melisës.
Më poshtë një pjesë nga biseda:
Panajoti: Kam shumë mënyra që mund të bëj dikë të lumtur
Melisa: Më bëj të lumtur
Panajoti: Ajo që e bën të lumtur një vajzë është përkushtimi ndaj një vajzë. Dua të të komplimentoj për bukurinë e brendshme tënden. Kam kuptuar që jemi dy tipa të ngjashëm përsa i përket pjesës së ndjeshmërisë, mendon se kjo ndikon për keq sepse na i marrin për keq?
Melisa: Jo, pavarësisht se sa e ndjeshme jam unë dhe njerëzit e marrin për dobësi unë do vazhdoj të jem vetvetja
Panajoti: Unë që në fillim e kam shprehur që jam shumë familjar, dua të di sa e dhënë je ndaj familjes
Melisa: Pafund, jam shumë e dhënë por jam shumë fanatike dhe nuk flas për çështjen e familjes.
Panajoti: Unë kam dy motra, (i puth dorën) edhe normalisht çdo vëlla do më të mirën për motrat dhe mundohet ti ketë gjithmonë kontroll, ta mbajë sa më afër.
Top Channel