Taylor Swift është një ndër artistet me një ëmbëlsi të pashpjegueshme në fytyrë.
Kur përmendim ëmbëlsi mund të na kujtohet kënga e saj Love Story apo e fundit Willow, ku shfaqet si një princeshë përrallash.
Në këngën e fundit Swift përmbledh në mënyrë të përsosur ndjenjat e stilit të natyrës që është përhapur shumë kohët e fundit. Nëse jeni duke planifikuar një martesë të thjeshtë së shpejti, videoja e parë nga “Evermore”, Shelg , do të shërbejë si gjithë frymëzimi që ju nevojitet.
Veshur me një fustan të butë krem me një rrip flokësh të zbukuruar me lule, Taylor duket sikur do të bëjë dasmën në kopshtin e ëndrrave. Në kontrast me veshjen, ajo zgjodhi një buzëkuq të kuq të ndezur, i cili kombinohet në mënyrë të përsosur.
Ndryshe, fansat pretendojnë se Swift është martuar me Joe Alwyn, si shkak i disa teksteve të këngëve dedikuese, për të cilat Joe e kishte ndihmuar t’i shkruante.
Top Channel