‘Asnjë parti s’do na sjellë bukë tek shtëpia’,  Noizy apel financiar njerëzve për familjen e Klodian Rashës

15/12/2020 17:22
Noizy

Reperi i njohur, Noizy, në lidhje me Skype ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për çështjen e Klodian Rashës ku tregoi edhe për takimin mes tij dhe familjes së të ndjerit 25-vjeçar.

“Unë kam marrë pjesë me aq sa kam pasur mundësi edhe nëpër rrjete sociale kam kërkuar drejtësi për Klodianin ku asgjë nuk mund ta kthejë atë pas as protestat dhe kjo është që kam kërkuar. Nuk është se do i nxjerri situata këto njerëz se ai nuk kthehet pas, por diçka simbolike dhe unë isha tek familja dhe nuk është se kishin nevojë për ndihmë financiare por e bëra si simbol për ti dhënë atë forcën morale edhe pse si familje nuk u njihnim, për atë person që paguan taksa del e të vret. Deri në moment ku gjithçka bëhet me zemër jam Pro protestave, duhet ta shikosh si baçe ku ka mënyra tjera për ta bërë atë gjë, sesa të dalësh të protestosh. Ditën e parë mu duk e saktë, pastaj protesta u bë politike, ka lloj lloj mënyrash protestuesish duke u bashku bashkë me qiri në dorë, sesa të gjuash me gurë e të prishës semaforë. Kur vinë pyetjet politike nuk më interesojnë shumë, ky Noizy që shihni sot nuk e ka bo lali Eri, por unë vetë, s’jam me asnjë parti prandaj kam ndenjur përherë larg tyre. Më thanë faleminderit për iniciativën por ne do i dërgojmë për bamirësi dhe shyqyr kishin edhe dy djem të tjerë në Angli dhe ishin një familje fisnike dhe me nderin e lartë dhe më vjen keq për çfarë ju ndodhi.

Nuk më thanë asgjë thjeshtë folëm për muhabete fatkeqësie, por ky problem është serioz. Mes meje dhe Stresit nuk kemi, por nëse ai do e ndihmojë familjen mirë do bëjë se ata kanë nevojë për njerëz ti mbajnë afër. Të kuptohesh nuk ka nevojë të bërtasësh, kur e ke tjetrin përball s’ke nevojë të bërtasësh ku mund të flasësh, protesta do ishte shumë e bukur nëse do ishim mbledh me qirinj për të dhënë një mesazh, nuk ma merr mendja që ai lloj babai që pashë atje të shihte këto gjëra që ndodhin në protestë. Nëse  ai polic do dalë do shkojë situata ndryshe dhe nëse do isha në vendin e atij babai ose vëllai dhe nëse e sheh të lirë atë që i vrau të birin ose vëllain nuk di se çfarë do ndodhe. Unë do vazhdoj të mbaj miqësi me këtë familje dhe pastaj se çfarë ndodh mes nesh do jetë private dhe kush e ndjen mund ti ndihmojë ata, ku më e rëndësishme është ti rrinë afër për drejtësinë e Klodianit dhe duhen protesta me sens nëse vazhdojnë. Të përdorim sensin dhe mos të përdoren nga partitë të rinjtë. Duhet të bëhemi njerëz tamamsiç na ka hije dhe të vazhdojmë përpara”, tha Noizy.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA