Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një trajtimi të veçantë financiar ndaj familjes së të ndjerit Klodian Rasha.
Kështu, familjarët e 25-vjeçarit, që humbi jetën më datë 8 dhjetor, pas të shtënave me armë zjarri nga një efektiv i “Shqiponjave” do të marrin tetëfishin e pensionit social, saktësisht në total, 75 mijë lekë.
Trajtimi i veçantë familjar, një trajtim ky financiar mujor do t’i paguhet kryefamiljarit, Qazim Osman Rasha.
Disa ditë më parë, i riu Klodian Rasha humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në orën 01:45 të mëngjesit, nga Nevaldo Hajdaraj, polic i patrullave “Shqiponja”. Polici u arrestua dhe më 11 dhjetor iu dha masa e arrestit me burg, pas kërkesës së prokurorisë, e cila e gjen atë fajtor për vrasjen tragjike. Kjo ngjarje, në të gjithë vendin, por më së shumti në Tiranë solli organizimin e protestave.
Më 9 dhjetor, protestuesit sulmuan Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme. Gjatë sulmit dhe goditjeve me gurë e sende të forta u lëndua rëndë një polic, i cili rrezikon të humbasë syrin.
Top Channel