I pakënaqur me barazimin/ Florian Marku: Turp për gjyqtarin! Kam sakrifikuar shumë, nuk do lejoj asnjë të më ndalojë

14/12/2020 08:11

Florian Marku nuk mori më shumë se një barazim ndaj britanikut, Jamie Stewart, duke ndërprerë kështu serinë e disa fitoreve radhazi.

Marku është shprehur i zemëruar dhe i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve duke thënë se janë duke ia shkatërruar karrierën, por se ai nuk dorëzohet.

Në një status në facebook, ai thotë se kjo nuk ishte performanca e tij më e mirë dhe ka sakrifikuar shumë vite të jetës në këtë sport dhe prandaj nuk dorëzohet.

Boksieri zbuloi për fansat e tij se do të kthehet sërish në ring të duelojë në 30 janar të vitit të ardhshëm.

Postim

Turp për këtë gjyqtar që ishte dhe gjykatësi i luftës time për vendosjen e një barazimi në rekordin tim pa e merituar atë. Gëzuar për Stewart dhe për historinë e tij frymëzuese asgjë personale me të Zoti e bekoftë ai pervec se duronte Shum goditie skishte asgjë më shumë. Por njerëzit si ky arbitër, nuk na pëlqejnë neve. Kam sakrifikuar shumë vite të jetës sime në këtë sport dhe unë nuk do të lejoj kurr që askush të me ndaloj tja arrji qellimiti. Kjo nuk ishte performanca ime më e mirë, dhe urrejtësit filluan të flasin, por prapëseprapë unë po dominoja të gjithë luftën edhe pa Knockdown. Nuk ka problem kjo më bëri të kuptoj se duhet të Nokautuar këta njerëz pa arritur te piket qe te jem fitues ne mes Te Anglis.Kjo më bën vetëm më të fortë dhe me të uritur se kurrë më parë. Ju nuk mund ta imagjinoni. Më shikoni më 30 janar ne ndeshjene rradhes

Top Channel