Dislokimi i mjeteve ushtarake për mbrojtjen e ujërave britanike nga peshkatarët e huaj në rast të ‘Brexit’ pa marrëveshje me BE, është një veprim “jodinjitoz” tha sonte një ish-ministër i konservatorëve në pushtet.
Deputeti i konservatorëve të kryeminsitrit Johnson, Tobias Ellwood e përshkroi kërcënimin e fundit ndaj peshkatarëve francezë si të “papërgjegjshëm” pasi ministria e mbrojtjes tha se katër luftanije ishin të gatshme për “përforcime të forta” kur të mbarojë periudha e traanzicionit të ndarjes së Britanisë nga BE.
Ndërkohë bisedimet tregtare mes dy partnerëve në ndarje po vijojnë deri në përfundmin e afatit të përbashkët të dielën.
Një nga pikat kryesore të ngërçit është aksesi në ujërat britanike të peshkimit, për të cilën BE thotë se pa akses për peshkatarët evropianë, Londra nuk do të ketë akses në tregjet e BE për të shitur mallrat e saj.
Zoti Ellwood, tha për BBC se kërcënimet me përdorimin e marinës rrezikojnë të largojnë vëmendjen nga bisedimet dhe ishin “absolutisht të papërgjegjshme”.
“Nuk jemi më në epokën Elizabetiane, jeni në Britaninë globale, duhet të kemi standarde më të larta se kaq”, tha ai.
Ai shtoi se fokusi duhet të vendosej në “atë që tashmë është arritur” ndërsa çështje si ajo e peshkimit, mund të zgjidhen pas nënshkrimit të marrëveshjes tregtare.
Edhe ish-kryetari i konservatorëve Lord Patten akuzoi kryeminsitrin Boris Johnson se kishte “hipur në trenin e eksepcionalizmit britanik”.
Ndërsa Humza Yousaf, minsitër drejtësie në qeverinë e Skocisë tha për BBC: “Kjo diplomaci britanike luftanijesh, nuk është e mirëpritur në ujërat e Skocisë. “
Zhvillimet vijnë pasi ish-kreu i marinës britanike Admiral Lord West, doli në mbrojtje të kërcënimeve për përdorimin e luftanijeve kundër barkave të huaja të peshkimit.
Top Channel