Sondazhi në Top Channel për Anën pas fotos në shtrat me Arjonin? Shprehen mbi 262 mijë votues, ja si vendosin…

11/12/2020 22:08

Fotoja kompromentuese mes Arjonit dhe Anës ende nuk ka marrë përgjigje nga formati i Përputhen. Ditën e djeshme PërPuthen ka hapur një sondazh në Web-in top-channel.tv, ku pyet ndjekësit nëse duhet të largohet Ana nga programi pasi u shfaq bashkë me Arjonin në shtrat duke shkelur rregullat e programit.

Në vetëm një ditë në rrjete kanë ‘shpërthyer’ votimet, ku ka pasur një pjesëmarrje prej 262,451 votash gjithsej.

Ashtu siç ndodhi mbrëmë në program, ku të gjithë pjesëmarrësit dolën në mbrojtje të Anës, duke thënë se Arjon Luli kishte bërë një veprim tepër të ulët edhe votuesit i kanë dalë përkrah Anës së parë.

Nga 262,451 votues (parë të premten, në orën 21:55), 80.11% ose  (210,254 votues)  kanë thënë se Ana nuk duhet të largohet nga programi. Ndërsa një pjesë prej 19.89% ose  (52,197 votes) kanë votuar për largimin e Anës nga PërPuthen.

Tashmë do të jetë produksioni që do të vendos për fatin përfundimtar të Anës për sa i përket programit PërPuthen.

Për të parë sondazhin (klikoni këtu)

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA