Resorti, ndërtim pa leje/ Fiks Fare denoncoi skandalin me resortin Montrelux

11/12/2020 01:11

Prokuroria ka zbardhur skemën e tjetërsimit të “Morava Resort” në Korçë, duke faktuar provat e publikuara gjatë investigimit të Fiks Fare në korrik të 2020-ës. Pas këtij investigimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal duke hetuar rreth deklaratës noteriale të lëshuar para noteres Margena Çela dhe veprimeve të zyrtarëve të ALUIZNI-t.

Prokuroria ka sekuestruar praktikat në Bashkinë Korçë, Zyrën e Kadastrës dhe regjistrin e noteres. Këto akte i ka dërguar për kryerjen e ekspertimit tekniko – grafik. Dy ekspertët kriminalistë, Vjolxhin Kuka dhe Durim Çako, kanë dalë në konkluzionin se kjo deklaratë është e falsifikuar, duke vërtetuar investigimin e “Fiks Fare”, i cili në atë kohë denoncoi se kjo deklaratë, ishte e falsifikuar. Në qendër të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës janë biznesmeni Arben Reli dhe noterja Margena Çela. Kjo e fundit, nuk pranoi tu jepte shpjegime gazetarëve të “Fiks Fare”.

Por, Fiks Fare ka siguruar materialet e dosjes hetimore, ku në pyetje është marrë edhe zonja Çela. “Në lidhje me deklaratën noteriale, dua të sqaroj se këtë deklaratë ma ka sjellë n zyrë shtetasi Arben Reli dhe ajo ishte e gatshme dhe të shkruara në deklaratë” thotë noterja. Por, nga akti i ekspertimit, del se kopjet e deklaratës noteriale të sekuestruara në Bashkinë Korçë dhe ASHK Korçë nuk janë të prejardhura nga origjinali. Sipas noteres, Arben Reli ka shkuar në zyrën e saj bashkë me shtetasin Sefedin Bajraktari me një deklaratë të hartuar paraprakisht nga ArbenReli.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se kjo deklaratë nuk është firmosur nga Sefedin Bajraktari. Tashmë hetimi për falsifikim dokumentash ndaj noteres Margena Cela po vijon nga prokurroia e Tiranës. Nën hetim po për për falsifikim dokumentesh, më shumë se një herë, është edhe z.Arben Reli. Ky i fundit është personi që ka përpiluar këtë deklaratë dhe e ka dorëzuar të gatshme në zyrën e noteres! Madje, pasi është bërë nënshkrimi fals, e ka dorëzuar në Bashki dhe Kadastrën Korçë.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës nxorën zbuluar një zinxhir të gjatë të personave që falsifikuan dokumentet dhe mashtruan, me qëllim që të shtinin në dorë një pasuri të madhe.

Prokuroria e Tiranës, i kërkon Prokurorisë së Korçës të hetojë z.Arben Reli, drejtorin dhe punonjësit e Kadastrës Korçë. Prokuroria ka nxjerrë edhe personat përgjegjës, duke kërkuar që këta zyrtare të hetohen akoma më tej. “Punonjësit e ASHK Korçë, Vasian Qako, Klevis Mero dhe titullari Mariglen Disha, kanë ezauruar elementë të veprës penalë të shpërdorimit të detyrës” vijon akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA