Kush po protestonte? Të rinjtë tregojnë se përse kanë dalë në protesta

11/12/2020 15:15

Protestat e ditëve të fundit kanë ndikuar gjithë secilin prej nesh.  Duam drejtësi, dhe jo vetëm për Klodianin, përgjigjen qytetarët kur i pyesim.

“Jam 17 vjeç. Asgjë nuk e justifikon marrjen e jetës së njeriut. Por me aktet e dhunës ne po veprojmë njësoj si ai që vrau.

Pyll pa derra nuk ka. Por edhe të godasësh policët dhe t’i trajtosh si kriminelë për faj të 1 apo 2 të papërgjegjshmëve, kjo është e tepërt.

Unë jam me protestuesit deri në momentin, që nuk ka dhunë.

Babai i djalit, i Klodian Rashës bëri thirrje të mos ketë dhunë.

Unë do të marr pjesë në protestë. Duam drejtësi për Klodianin dhe siguri për veten”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA