Marshimi për Klodian Rashën/ Protestuesit ecën drejt vendit ku u vra 25 vjeçari

10/12/2020 01:22

Pas orës 22:00, kohë që nis edhe ora policore, protestuesit u mblodhën para kryeministrisë për të bërë një marshim paqësor.

Këtu protestuesit ishin më të paktë në numër dhe mbanin qirinj në dorë.

Ata vendosën të marshonin nga Kryeministria deri në vendin ku u vra 25-vjeçari, Klodian Rasha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA