Kanadaja është bërë vendi i tretë në botë që miraton vaksinën antiCovid të Pfizer-it duke lënë pas shtetet e bashkuara në përpjekjet e saj për të siguruar aksesin tek ajo.

Health Canada njoftoi në faqen e saj të internetit të mërkurën se vaksina me dy doza e prodhuesit amerikan të ilaçeve Pfizer dhe gjermanes BioNtech, ka marrë autorizimin zyrtar. Miratimi vjen ndërsa Kanadaja vazhdon të raportojë nivele rekord infektimi nga koronavirusi, në prag të festave të fundvitit.

Vaksina e Pfizer-it është miratuar deri më tani në Britaninë e Madhe dhe Bahrein. Health Canada ka mundur të përshpejtojë procedurat e rregullatorit për vaksinën e Pfizer duke mbledhur informacione gjatë kursit të studimit pa pritur deri në fund të testimeve të kompanisë. Zyrtarët në SHBA, ndërkohë presin miratimin në ditët në vazhdim. Zyrtarët shpresojnë të fillojnë vaksinimin e kanadezëve që nga java e ardhshme, duke i dhënë prioritet punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre në shtëpitë e kujdesit.

Mbi 249 mijë doza vaksine pritet të mbërrijnë këtë muaj në vend dhe 4 milionë doza do të sigurohen deri në mars. Rregullatori kanadez tha se vaksina do të përdorej për personat mbi 16 vjeç, por nënvizoi se Pfizer dhe Biontech po kryente edhe teste të mëtejshme klinike tek fëmijët dhe ky udhëzim mund të ndryshojë. Me krishtlindjen që po afron, zyrtarët e shëndetit publik po i bëjnë apele kanadezëve të mos udhëtojnë apo të takohen me të afërm pasi rastet aktive janë rritur në mbi 72 mijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA