SHBA, shkon në mbi 293 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

09/12/2020 17:18

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka shkuar në 293.511, prej të cilëve 2.631 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 217.426, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15.595.240.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,88 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në rreth 211,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 1,42 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.188 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,74 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,67 milionë.

Top Channel