24/11 18:00
Një helikopter u rrëzua mbrëmjen e së martës në Alpet franceze duke i marrë jetën 5 nga 6 personave që udhëtonin në të.
Mjeti ajror, në pronësi të një kompanie private, po transportonte një ekip të ndihmës së shpejtë, kur u rrëzua pranë qytetit të Bonvillard, në rajonin e Savoie.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por zyrtarët kanë fajësuar mes të tjerash dhe motin e keq. Alarmi u ngrit nga piloti i helikopterit i cili ia doli të shpëtojë duke u hedhur nga mjeti ajror me parashutë, përpara se ai të përplasej.
Për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Macron, i cili shkroi në rrjetet sociale se lutjet e tij shkojnë për familjes, kolegët dhe miqtë e këtyre heronjve.
Top Channel