Pas Kinës, Franca nis krijimin e super-ushtarëve rezistentë ndaj dhimbjes, me fuqi të shtuara fizike e mendore

09/12/2020 16:56

Franca njofton së fundmi se po krijon ushtarë ‘bionikë’ rezistentë ndaj dhimbjes dhe stresit, me fuqi të shturara të trurit prej implantëve të mikroçipëve.

Komisioni i etikës së forcave të armatosura franceze dha dje aprovimin e tij me qëllim që Franca të ruajë hapin e vendeve të tjera që po punojnë në projekte të ngjashme.

Deri tani vetem Kina është raportuar se po punon në projekte të stimulimit biologjik të ushtarëve të luftës.

Mediat vendase thonë se kërkime po kryhen për një tabletë që t’i mbajë ata zgjuar për periudha të gjata kohe si dhe për operacione që do të përmirësojnë dëgjimin e tyre.

Implantet e projektuara të mikroçipeve supozohet të lëshojnë ne sistemin trupor substanca që përmirësopjnë kapacitetet cerebrale, shkruan The Times. Shkencëtarët po përpiqen gjithashtu të krijojnë aparate për lokalizimin e saktë të ushtarëve të tyre nga qendrat ushtarake.

Mes opsioneve të tjera ishin krijimi i drogave për t’i bërë ushtarët rezistentë ndaj dhimbjeve, apo të aftë t’i toleronin ato gjatë burgosjes apo izolimit.

Ministrja e mbojtjes Florence Parly, tha se Franca nuk po përgatitet të vendosë së shpejti mikroçipe në trupin e ushtarëve të saj.

Por zonja Parly shtoi për ‘The Times’: “Ne duhet të jemi të qartë për këtë, jo të gjithë kanë standardet tona por është një e ardhme për të cilën duhet të jemi të përgatirur”.

Shefi i inteligjencës së SHBA, John Ratcliffe, tha javes qe shkoi se Kina ka nisur tashmë kërkimin e rrugëve për krijimin e ushtarëve të superfuqishëm dhe ka nisur testimet.

FOTO GALERI
2/3
Komisioni i etikës së forcave të armatosura franceze dha dje aprovimin e tij me qëllim që Franca të ruajë hapin e vendeve të tjera që po punojnë në projekte të ngjashme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA