Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë të mërkurën në Bruksel për të zhvilluar bisedime për marrëveshjen tregtare pas Brexitit, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Më 31 dhjetor do të skadojë periudha e trancizionit për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, që nënkupton se autoritetet britanike nuk do të bëjnë tregti sipas rregullave të bllokut evropian.
Dy zyrtarët pritet të negociojnë në darkë, meqë bisedimet mes të zyrtarëve të angazhuar në këtë çështje nuk kanë rezultuar me sukses.
Mospajtimet kyçe kanë të bëjnë më të drejtat për peshkim, rregullat e konkurrencës dhe politikave të marrëveshjes.
Johnson fillimisht është thënë se do të marrë pjesë në seancën e rregullt të Parlamentit të Britanisë ku i bëhen pyetje kryeministrit, para se të niset në kryeqytetin belg.
Një burim qeveritar i ka thënë BBC-së se përparimi i arritur në nivel politik, mund të lejojë rinisjen e negociatave në mes të përfaqësuesit britanik, Lord Frost dhe atij të BE-së Michel Barnier.
Nëse nuk pajtohen, të dyja palët do të bëjnë biznes sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që i bie se do të aplikojnë tarifa në importet e njëra-tjetrës.
Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
Top Channel