Kim Kardashian dhe Kanye West

Asnjë shtëpi nuk mund të krahasohet me rezidencën luksoze të Kim Kardashian për festat e funsvitit.

Krishtlindja është vetëm 17 ditë larg dhe pavarësisht COVID-19, është ende sezoni i festave, ku ju mund të shijoni biskota me xhenxhefil, gështenja që piqen në një zjarr të hapur dhe pamjen e gëzuar të dritave me shumë ngjyra që ndriçojnë shtëpitë.

Kim Kardashian, Jessica Simpson, Jennifer Garner dhe më shumë emra të tjerë u siguruan që të shfaqnin gëzimin e tyre të festave në formën e dritave të Krishtlindjes përgjatë pallateve të tyre miliona dollarëshe në Los Angeles.

Dekori në natyrë i Kim Kardashian në shtëpinë e tyre në vlerë prej 60 milionë dollarësh në Calabasas pasqyron stilin e tyre minimalist që ata kanë brenda në rezidencën e tyre.

Pasuria përmban pemë të mbuluara me borë të bardhë që rreshtojnë rrugën e tyre si dhe oborrin e tyre që ndriçohet me drita të bardha.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel