Vrasja e 25-vjeçarit, xhaxhai në “Open”: Ai iu largua policisë se s’kishte maskë

08/12/2020 21:32
Xhaxhai i viktimës, Hasan Rasha

Emisioni “Open” po trajton mbrëmjen e sotme vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një polic që po patrullonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.

Në një lidhje live në emision gazetarja Anila Hoxha ndodhet në shtëpinë e viktimës, ku ka realizuar një intervistë me xhaxhanë e të ndjerit, Hasan Rashën, ku kanë përshkruar rrugën që të dërgon në vendin ku u vra Klodian Rasha.

Do të ketë një diskutim të madh për sa i përket kompetencave të policisë, nëse ata dinë si të reagojnë, në pjerrtësimin e duhur, polici i cili kishte dy vite që ishte diplomuar nga një komisariat në periferi të Tiranës”, tha Anila Hoxha.

Sipas thënieve ai gjatë ditës ka punuar në shtëpi dhe nuk ka dalë të pijë në kafe, duke mos dalë gjatë ditës ai doli pasi hëngri darkë pas orës 12, sepse ai nuk rrinte dot pa kafe. Ai pinte kafe në kthesë, klubi i parë në kthesë. Më kanë ardhur shokët më thanë që ai nuk është larguar as nga 21 dhjetori as nga Don Bosko, siç tha policia, këto fjalë janë nga shokët e tij që kanë qenë dëshmitarë. E gjitha ngatërresa me policinë ai u largua se nuk ka pasur maskë. Djali i ka prerë rrugën që të shkojë matanë, ai ka shkuar për ne drejtim të shtëpisë. Këtu ka edhe fjalë që thonë për policinë. Ne duam nga policia, prokuroria, juve gazetarët që ta zbardhni këtë”,  tha Hasan Rasha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA