Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave konfirmoi efikasitetin e vaksinës të Pfizer.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë ka publikuar sot një analizë të detajuar të vaksinës anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech.

Në analizën e nxjerr nga FDA, vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e sigurtë dhe se do të miratohet për përdorim emergjent shumë shpejt.

Sipas tyre vaksina është 95% efektive kundër COVID-19 dhe do të merret në tre doza.

Ata shtuan se nuk ka shqetësime të forta për sa i përket aprovimin e vaksinës dhe fillimin e vaksinimit të qytetarëve por po studiohet ende efektet që mund të ketë kjo vaksinë të gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe personat me sistem imunitar të dobët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA