Theu rregullat e Covid-19, prindërit shqiptarë e kritikojnë dhe i japin një mësim Rita Orës (FOTO)

08/12/2020 13:19

Thyerja të rregullave të izolimit e ka kthyer atë në ndër personazhet më të përfolur javëve të fundit.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes dhe po kritikohet nga fansat, pasi ka thyer dy herë rregullat që ka marrë qeveria britanike për frenimin e Covid-19.

Rita madje u detyrua të paguante një gjobë të majme dhe më pas të kërkonte falje dy herë për veprimet e saj të nxituara, duke i rrezikuar jetën personave të tjerë.

Së fundmi, “The Sun” ka postuar disa foto, në të cilat Rita shihet duke ecur në rrugë me të atin e saj krah për krah dhe të dy duken shumë të mërzitur.

Duket se prindërit e saj, Vera dhe Nick Ora, e kanë kritikuar ashpër këngëtaren e famshme. Ashtu siç ju ka hije prindërve shqiptarë, ata e kanë vënë në shënjestër Ritën dhe nuk kanë ngurruar ta qortojnë për gjithçka që ka bërë gabim kohët e fundit.

Ndërkohë një mik i Ritës ka treguar se këngëtarja e ka kuptuar se i ka zhgënjyer gjithë fansat dhe se ndihet shumë keq për këtë gjë.

“Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi shpatulla. Prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur. Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj – le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, ka treguar burimi.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA