Dita e sotme ka zgjuar një trekëndësh dashurie mes Sindit, Melisës dhe Mevlanit.

Mevlani është shprehur i lëkundur në lidhje me ndjenjat që ka për të dyja vajzat duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare.

Në takim ai i tha Melisës që ishte më shumë tek ajo se sa tek Sindi, kurse në studio u shpreh se kishte pëlqim edhe për Sindin. Ndërsa Sindi është shprehur se ai nuk është i vërtetë në atë që thotë.

Mevlani: Nuk është që kam marrë një vendim përfundimtar, por kam pëlqim edhe për Sindin.

Melisa: Mendoj që Mevlani është tip karagjoz dhe thotë që ishte pas ndjesive që në atë moment ndihej mirë dhe në momentin që do të ketë një takim me Sindin do të ndryshojë mendim.

Sindi: Është fals, nuk e di c’thotë se shihet qartë që luan për të qenë në qendër të vëmendjes, po si ndryshon ky pëlqim për një javë. Nuk e kuptoni dot se çfarë njeriu është Mevlani?

Mevlani: Ti javë për javë po zgjedh djem të rinj.

Sindi: Unë kam ardhur për të njohur.

Mevlani: Po unë për të prit ty?

Sindi: Do më behej qejfi po të ishte e vërtetë .

Mevlani: Kur bëhet fjalë për ty si lule mos më prek se mos të bien petalet

FOTO GALERI
3/10

Top Channel