Mali i  Zi ka miratuar një seri të re masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Autoritetet shëndetësore malazeze kanë vendosur orën policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Vendimi i departamentit të shëndetësisë hyn në fuqi në mesnatë gjersa kjo nënkupton se lokalet do të punojnë nga ora 07:00 deri në orën 06:00 ndërsa supermarketet dhe qendrat tregtare nga ora 07:00 deri në ora 20:00.

Dyqanet ushqimore dhe jo-ushqimore do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite. Lëvizja  ndërqytetase është gjithashtu i ndaluar nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 5:00.

Vendosja e maskës është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura si dhe distanca fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA