‘Shitja’ e dhunës dhe abuzimeve për audiencën online, vë Rusinë në vëmendjen ndërkombëtare

07/12/2020 21:04

Pas arrestimit në Rusi të një komentuesi të njohur në rrjet për rrahjen e një modeleje 21 vjeçare, kultura e re ruse e publikimit të abuzimeve ndaj grave po merr vëmendje ndërkombëtare.

Transmetuesit e këtyre materialeve marrin para nga veprimet e tyre në ekran, teksa shikuesit që nganjëherë arrijnë disa mijëra, dërgojnë donacione madje dhe komanda që transmetuesi duhet të kryejë.

Shpeshherë komandat e tyre përfshijë abuzim deri në turpërim e degradim të pjesmarrëve të tjerë në ekran, siç janë kryerja e veprimeve seksuale nga vajzat në kamera.

Fenomeni i njohur tashmë si ‘Trash-streaming’ (publikim-plehrë në rrjet) po kthehet në versionin e vitit 2020 të asaj që më parë ishin duelet e gladiatorëve, teksa mundesia që teknologjia lejon për vojerizëm i sjell fitime disa personave të paskrupullt.

Që në tetor mediat ruse raportuan për një transmetim direkt në rrjet ku një vajzë rrihej nga i dashuri për të kënaqur audiencën, ndërsa dy muaj më vonë një tjetër  ‘blogger’ rrahu të dashurën në ballkon, në temperatura nën zero, derisa vdiq në transmetim direkt. Komentuesi tregonte për shikuesit trupin e saj të vdekur, vetëm në të brendshme.

Rasti i parë është raportuar tre vjet më parë në Rusi nga komentuesi i njohur si Mellstroy (Andrey Burim) i cili nisi “karrierën” e tij nga apartamenti luksoz në Moskë ku mblidhte vajza të reja që zhvisheshin për audiencen.

Megjithë disa probleme me ligjin prej regjistrimeve me vajza nën moshë, në mesin e vitit 2020, Mellstroy merrte gati gjysmë milioni shikime për çdo transmetim, ku zakonisht ishin vajza që zhvisheshin, dy të ftuar luftonin me njëri-tjetrin, madje duke u lagur me urinë apo degradime të çdo lloji.

Rënia e Burim erdhi në 23 tetor, kur u arrestuar për rrahjen e 21 vjeçares Alena Efremova, teksa mes të tjerash në video, ai i përplas kokën në tavolinë. Policia tha më pas se ajo kishte krisur kafkën ndërsa më vonë Efremova i bëri thirrje “të gjithë viktimave” të Mellstroy të bashkoheshin kundër tij.

Rasti më i fundit është Reeflay (Stas Reshetnikov) i cili pranonte para për të degraduar apo rrahur të ftuarit e tij. Javën e kaluar ai ishte në faqet e para të lajmeve pasi qëllonte me shkelm të dashurën e tij gjysmë të zhveshur në temperatura nën zero, sipas porosisë së një shikuesi që kishte dhuruar $1,000 dollarë.

Kur Reshetnikov doli jashtë të kontrollonte nëse Grigoryeva ishte mirë, ai kuptoi se kishte vdekur. Nese shpallet fajtor per vdekjen ai do te denohet me nje maksimum prej 2 vjet burg.

FOTO GALERI
2/12
Më 23 tetor u arrestuar për rrahjen e 21 vjeçares Alena Efremova

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA