Policia në Indonezi vret në betejë gjashtë mbështetës të liderit musliman

07/12/2020 19:00

Gjashtë militantë të liderit musliman të Indonezisë, Muhammad Rizieq Shihab janë vrarë sot në një betejë me policinë pas një ndjekjeje shpejtësie në autostradë, tha kreu i policisë Fadil Imran.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në një autostradë në lindje të kryeqytetit Xhakarta, kur militantët sulmuan makinën e policisë që po ndiqte mjetin me mbështetësit e liderit shpirtëror musliman.

“Oficerët besonin se po kërcënoheshin jetët e tyre prandaj vepruan me masa ekstreme kundër grupit,” citohej nga mediat të kishte thënë Fadil, duke shtuar se grupi ishin të armatosur me armë zjarri dhe mjete të mprehta.

Policia kishte qenë duke hetuar studiuesin e kontestuar musliman për shkelje të protokolleve të pandemisë, që prej grumbullimit masiv që shënoi kthimin e tij në nëntor në Indonezi, pas largimit në Arabinë Saudite në 2017.

Rizieq, i cili drejton grupin radikal të njohur si Mbrojtësit e frontit Islamik, ishte larguar në ekzil pas akuzave për shkelje të ligjeve të ashpra të pornografisë në vend, kur kishte dërguar një foto të një gruaje të zhveshur që nuk ishte bashkëshortja e tij.

Udhëheqësi raportohet se ka qenë në krye të lëvizjeve kunder minoriteteve dhe ka bërë fushatë për dënimin për blasfemi të guvernatorit të Xhakarta, kristianit Basuki Tjahaja Purnama.

Riziek, dhëndri i tij dhe disa të tjerë po merreshin sot në pyetje nga policia për shkelje të regullave anti-Covid. Indonezia ka raportuar gjysmë milioni raste më COVID-19 dhe rreth 18,000 vdekje.

FOTO GALERI
3/5
Rizieq, drejton grupin radikal të njohur si Mbrojtësit e frontit Islamik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA