Një i vdekur dhe 450 të shtruar në spital nga sëmundja e panjohur në Indi

07/12/2020 19:51

Të paktën një person ka vdekur dhe 450 janë shtruar në spital pas përhapjes së një sëmundjeje të mistershme në Indi. Gjendja e paidentifikuar u zbulua në fundjavë në Eluru, një qytet i lashtë në shtetin indian të Andhra Pradesh, i njohur për copat e thurura me dorë.

Pacientët në fjalë rezultuan negativë për Covid por raportojnë simptoma si të përziera, ankth dhe humbje ndjenjash.

Një burrë 45-vjeçar që u shtrua në spital me simptoma si epilepsi dhe të përziera, vdiq të dielën.

Zyrtari i mbikqyrjes së zonës Dolla Joshi Roy tha se 455 njerëz ishin shtruar në spital por prej atëherë 200 ishin lënë të dilnin, raporton britanikja Guardian.

Tashmë zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë shkaqet e sëmundjes. Deri tani mostrat e ujit nuk kanë treguar shenja kontaminimi.

Andhra Pradesh është goditur nga infektimet me koronavirus, me më shumë se 800,000 dhe ashtu si në pjesën tjetër të Indisë, sistemi shëndetësor është ezauruar nga sëmundja.

FOTO GALERI
3/3
Nje femije sillet ne karrige me rrota ne spitalin e Eluru

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA