Memet/ Lapaj: Qesharake, gjobisim atë që ec me 150 km/h dhe futesh në burg për 1 meme
07/12/2020 22:29
Drafti që doli para dikësh për ligjin anti-shpifje ka krijuar shumë debate në opinionin publik. Në Open në Top Channel është tema e diskutimit është një paketa anti-shpifje.
I ftuar në Open në Top Channel, avokati Adriatik Lapaj foli për memet duke thënë se është qesharake masa e dënimit për këto meme.
“Është qesharake masa e dënimit. 1 vit burg për një meme. Nq qoftë se kjo meme shpif mund të dënohet me gjobë. Bëre shpifje 10 mijë, 50 mijë lek gjobë, jo një vit burg. Është qesharake. Gjobitet ai që ecën me 150 km/ në orë dhe futet në burg për një vit një që bën meme”- tha Lapaj.
Top Channel