Aeroporti i Vlorës, nis arbitrazhi/ Reagon Pacolli: U pezullua prishja e kontratës. MIE: Fitore për ne
Protestuesit janë grumbulluar para Kryeministrisë në Tiranë, pasi marshuan nga Sheshi “Skënderbej”, në kuadër të protestës së 110-të kundër qeverisë dhe klasës politike.
Pas mbërritjes pranë Kryeministrisë, kanë nisur fjalimet e organizatorëve dhe përfaqësuesve të tubimit. Protestuesit shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.
Protesta e sotme shënon ditën e 110-të të tubimeve të zhvilluara në vijimësi. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë presionin përmes protestave, duke kërkuar ndër të tjera dorëheqjen e qeverisë.
Tubimi po vijon para Kryeministrisë, ku protestuesit po ndjekin fjalimet e mbajtura në kuadër të protestës.
Top Channel