“KED të mblidhet këtë javë për të vlerësuar kandidaturat” kështu e ka nisur reagimin e saj Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Sipas Kim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vlerësojë kandidatët e të dërgojë listat në Kuvend e Presidencë.
Më tej Kim shkruan se procedurat duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”, tha në mesazhin e saj ambasadorja Kim.
Top Channel