Arrestohet në Kosovë, Indrit Taullai i njohur si pjesë e Bandës së Durrësit. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës ku thuhet se ai është kapur në Prizren rreth orës 14:21.

“Me kerkese te Interpol Tirana dhe zyres per bashkëpunim nderkombetare ne Kosove ILECU, sot me date 06 dhejtor 2020, rreth ores 14:21 minuta ne Prizren,  eshte bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975.”

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite heqje lirie si pjesë e bandës së Durrësit dhe ishte liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës së Lartë për t’u trajtuar në kushte spitalore pasi vuante nga sëmundje e rëndë.

Banda kriminale, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, “ajo është autore e një sërë vrasjeve te ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA