Një fotograf nga Londra ka sjellë një projekt shumë të veçantë duke sfiduar standardet e bukurisë femërore.

Gratë shpesh kanë qenë viktima të trendeve të modës dhe standardeve joreale të bukurisë. Në të gjithë botën vijon të mbështetet një model i pranuar nga të gjithë, i cili pretendohet se ndikon negativisht duke ulur vetëvlerësimin e tyre.

Ben Hopper fotografoi gra te padepiluara. Ideja prapa projektit të tij ishte të tregonte standardet ndryshe të bukurisë.

Ai synonte të inkurajonte dhe mbështeste ato që ishin mjaft të guximshme për të dalë kundër atyre standardeve të bukurisë dhe për të larguar idenë se një grua e bukur, tërheqëse duhet të mos ketë qime.

Portretet e tij tregojnë se bukuria natyrale e një gruaje nuk mund të fshihet në qimet e trupit dhe kjo nuk e cenon aspak pamjen e tyre.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA