Adoleshenti që i preu kokën mësuesit francez, varrim prej heroi në Çeçeni/ Pjesmarrësit thërrasin ‘Allahu Ekber’ (fotot)

07/12/2020 15:56

Terroristi që i preu kokën një mësuesi në Francë sepse kishte treguar në klasë karikaturat e Profetit Muhamed, u varros në një ceremoni prej heroi në vendlindjen e tij Çeçeni.

Pamjet e publikuara tregonin pjesëmarrës të shumtë në funeralin e 18-vjeçarit Abdullakh Anzorov, në fshatin e tij të lindjes Shalazi, në rajonin rus të pasur me naftë.

Trupi i vrasësit që i preu kokën mesuesit francez Samuel Paty, u shoqerua nga rreth 200 pjesëmarrësit që e quanin ‘luan i Islamit’ dhe brohorisnin ‘Allahu Ekber” (‘Zoti është më i Madhi’ në arabisht) teksa ecnin pranë arkivolit.

Media lokale BAZA tha se megjithë kushtet e dëborës Anzorov ishte varrosur me të gjitha nderimet.

Trupi i tij u mbajt nga pjesëmarrësit në të gjithë zonën e Urus-Martanovsky, ndërsa hyrja e fshatit Shalazi, me një popullatë prej 5,330 nejrëzish, ishte bllokuar nga rreth 65 oficerë, për të ndaluar pjesëmarës nga vende të tjera që dëshironin të bënin homazhe.

Sipas raportimeve, një rruge në zonë i është vënë emri i terroristit çeçen.

Një mesazh në video për funeralin shkruante: “Luani i Islamit erdhi sot në vendin e lindjes, dhe u rikthye në tokën mëmë. Askush tjetër përveç Allahut të jep forcën dhe fuqinë”.

Mësuesi 47 vjeçar Paty u vra në hyrje të shkollës ku jepte mësim në Conflans-Sainte-Honorine, në veri të Parisit.

Vrasja e tij erdhi pas një fushate zemërimi online nga prindër të zemëruar muslimanë për faktin që ai kishte treguar në klasë karikaturat e profetit Muhamed.

FOTO GALERI
2/13
Abdullakh Anzorov u varros në fshatin e tij të lindjes Shalazi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA