Zvicra përditësoi listën e “vendeve me rrezik” të kufizimit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19).
Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) theksoi se kufizimet e udhëtimit janë vendosur për 12 vende dhe pjesën më të madhe të Italisë dhe Austrisë.
Në listën e “vendeve me rrezik” janë shtuar SHBA, Gjeorgjia, Portugalia, Polonia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, San Marino dhe Sllovenia.
Qeveria Federale njoftoi se personat që hyjnë në Zvicër nga vendet në listën që hyri në fuqi pas 6 korrikut do të futen në karantinë 10 ditë.
Në Zvicër, ata që nuk respektojnë karantinën u nënshtrohen gjobave të mëdha.
Në 24 orët e fundit, 4.382 raste të reja u zbuluan në vend, ndërsa 101 persona të tjerë vdiqën.
Deri më tani, 344.497 raste të COVID-19 janë raportuar në Zvicër dhe 4.848 njerëz kanë vdekur./AA/
Top Channel