Çfarë po ndodh mes Tunës dhe Patrisit? Këngëtarja kthehet në vendlindje dhe ndryshon mbiemrin e djalit

05/12/2020 13:14

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu i është përkushtuar plotësisht jetës së saj private, e sidomos djalit të vogël që ka me Patris Berishën, të cilin e quajnë Tian.

Sipas “Prive”, artistja është larguar nga Prishtina, ku ka jetuar prej vitesh dhe është rikthyer në vendlindjen e saj në Shkup.

Raportohet gjithashtu, se bashkë me djalin, Tuna po jeton në një apartament.

Ndërkohë, edhe Patrisi po jeton në një apartament, por në një lagje tjetër të kryeqytetit.

Përveç kësaj, Tuna ka bërë edhe një veprim tjetër, i cili ka ngritur shumë dyshime për raportin mes çiftit.

Në llogarinë në Instagram që ajo i ka hapur djalit të saj, mbiemrin e tij e ka ndryshuar nga Berisha në Sejdi.

Për më tepër, Tian ndjek vetëm gjashtë persona, mes të cilëve emri Patris Berisha nuk ekziston.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA