51-vjeçarja Jennifer Lopez zbulon gjithçka: Nuk kam bërë kurrë botoks, sekreti im është…(FOTO)

05/12/2020 09:30

Pa asnjë dyshim, Jennifer Lopez është një ndër gratë më të bukura në botë. Ajo është bërë gjithashtu një ikonë bukurie për shkak të lëkurës së saj të përsosur.

51-vjeçarja ka folur për rutinën e saj të lëkurës për vite me radhë, ndërkohë që po lançon linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, JLo Beauty.

Ajo ka deklaruar se ajo kurrë nuk ka përdorur botoks në jetën e saj, pavarësisht bukurisë së saj që nuk njeh moshë.

Gjatë një interviste në Zoom, këngëtarja dhe aktorja 51 vjeçare tha: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.

“Unë preferoj shumë një qasje natyrale ndaj kujdesit të lëkurës, prandaj dua që produktet e mia të funksionojnë. Dua produkte që me të vërtetë ndihmojnë, sepse nuk dua që në ndonjë moment të përdor gjilpëra. Nuk jam duke thënë se një ditë mund të mos e mendoj, por tani për tani nuk e kam menduar kurrë”, ka shtuar ajo

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA