Silvana Rudaj, infermiere shqiptare që jeton në Milano, nuk është një nga ata njerëzit që e kaluan lehtë infektimin me koronavirus. 29 vjeçarja ishte në javën e 38 të shtatzanisë kur u prek nga sëmundja. Gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm, aq sa i detyroi mjekët ta vendosnin në intubim.
Ishte një makth të cilin kishte vendosur ta hidhte pas krahëve, dhe ta harronte përballë gëzimit që i solli ardhja në jetë e vajzës. Por me valën e dytë të epidemisë që ka pushtuar vendin, Silvana, thotë Corriere della Sera, vendosi t’i bashkohej të mbijetuarve që po rrëfejnë në rrjetet sociale eksperiencat e tyre me sëmundjen.
29 vjeçarja kujton se u infektua në fundin e muajit mars, kur ishte ende shtatzënë. U shtrua në spital ndërsa rezultoi edhe si anemike me mungesë hekuri. “Në fillim, edhe pse e shtruar, isha mirë. Por situata u përkeqësua shpejt me temperaturë shumë të lartë. Në 29 mars lindi vajza, por e larguan menjëherë prej saj në atë moment.
Përpara intubimit, kërkoi vetëm t’i dërgonte një mesazh partnerit, ku t’i shpjegonte se duhet të flinte pak. “E vështirë të shpjegohet me fjalë frika nga vdekja, ankthi që nuk kisha parë ende vajzën time dhe duhet të flija me rrezikun që të mos zgjohesha më, “ thotë ajo. Qëndroi e intubuar për dy javë. “ Për fat të keq, kujtoj shumë mirë gjithçka; dhimbjet, zërat, ndjesitë.
Përpiqesh të komunikoja me çdo mënyrë, por askush nuk më dëgjonte. Ishte një ferr i vërtetë, sepse isha bllokuar brenda trupit tim, përpiqesh të flisja e të lëvizja, por nuk ia dilja dot”, tregon ajo. Fatmirësisht, tashmë makthi ka përfunduar, dhe Silvana po shijon momentet më të bukura pranë së bijës.
Top Channel