“E kam dashur dhe gjithmonë do ta dua”, Miley Cyrus flet për ndarjen me Liam Hemsworth

Miley dhe Liam
Miley dhe Liam

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, ka folur haptazi në lidhje me martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth.

Dyshja ishin në lidhje prej afërsisht 10 vitesh, ndërsa u martuan në vitin 2018  e u ndanë vetëm tetë muaj më vonë.

Gjatë një bisede në emisionin The Howard Stern Show”, këngëtarja 28-vjeçare diskutoi se si çifti vendosi të martohej pas djegies së shtëpisë së tyre në Malibu. Ylli i “Plastic Hearts” rrëfeu për ngjarjen e ndodhur në vitin 2018 e cila u shkatërrua nga zjarri ‘Woolsey’.

“Unë unë me të vërtetë e dua dhe e kam dashur atë shumë, shumë, shumë dhe ende e dua, gjithmonë do ta dua”, tha ajo.

Sidoqoftë, sipas saj marrëdhënia mori fund sepse kishte shumë konflikt midis saj dhe 30-vjeçarit.

Top Channel