Sindi vendos Andin përpara përgjegjësisë: Më ke gënjyer mua dhe Tean. Djali nis të “justifikohet”

03/12/2020 19:41

Sindi evidentoi disa deklarata të Andit që sipas saj nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Ajo tregoi se në takimin që djali ka pasur me të, ka thënë që s’ka qenë kurrë i dashuruar, ndërkohë që në puntatat e para të emisionit ka deklaruar që i ka përjetuar emocionet e romancës.

Gjithashtu ajo citoi disa deklarata të thëna nga 24-vjeçari e që në mënyrë direkte lidhen me Tean. Sipas saj, Andi ka thënë që në shoqëri dhe në njohjet e tij me vajzat asnjëherë nuk ka pasur vajza të kolme, ndërkohë sipas saj, ai ka qenë në një lidhje me një vajzë të këtyre përmasave, e kjo është parë nga fotot e siguruara nga produksioni i “Për’Puthen”.

Nga krahu tjetër, Andi u përpoq që të justifikonte të gjitha këto. Fillimisht ai tha se në takimet e para dëshiron të bëjë të ndihet mirë një vajzë. 24-vjeçari theksoi se një instinkt i brendshëm i thoshte se nuk duhet të pranonte që ka qenë i dashuruar, pasi kjo gjë do e bënte të ndihej mirë Sindi. Ndërsa për deklaratën që lidhet me përmasat e një femre, ai tha se koncepti “e kolme” është komplet gjë tjetër dhe nuk lidhet me karakteristikat fizike të Teas.

Mua më ke than që nuk kam qenë asnjëherë i dashuruar, në puntatat e para ka thënë kam qenë. Me Tean tha që nuk ka pasur marrëdhënie me femër të kolme, në fotot doli që ka pasur. Mua më pëlqen Andi, sepse bën femrat për vete.

Andi: Unë doja të bëja të ndiheshe mirë në takim të parë. Unë doja të bëja atë gjë që ti doje të dëgjoje. Në mënyrë instiktive mendova që Sindi ka dashur për të dëgjuar këtë gjë, por e vërteta është që jam dashuruar.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel