Për të njëmbëdhjetën herë, “The Banker” rivlerëson BKT si “Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2020”

03/12/2020 15:11

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u zgjodh si “Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2020” nga revista prestigjoze financiare “The Banker”.

“The Banker”, pjesë e Financial Times, ka siguruar inteligjencë financiare globale që prej viti 1926. Publikimet e tyre ofrojnë një burim kryesor të të dhënave dhe analizave në sektorin bankar, duke funksionuar si një indeks i përdorur gjerësisht nga bankat e gjithë globit. Ngjarja gala e ndarjes së çmimeve u mbajt online përmes platformës TheBanker.Com me pjesëmarrjen e bordit ekzekutiv të bankave të ftuara.

Ky vit, më shumë se çdo tjetër në kujtesën e njerëzimit, i ka ofruar sektorit bankar sfida përtej çdo eksperience të mëparshme. Industria është vendosurpërballë sigurimit të stabilitetit dhe qasjes së shërbimeve vitale në këtë kohë kritike. Këtë vit, vlerësuesit kanë vendosur një theks të veçantë tek bankat që kanë udhëhequr rrugën e duhur për të përmbushur nevojat e klientëve përmes inovacioneve digjitale dhe për të ruajtur qëndrueshmëri në përballë pandemisë. Një proces rigoroz dhe shumë analitik është bërë nga The Banker për të arritur vendimete përzgjedhjessëBankavetë Vitit.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Z. Seyhan Pencabligil deklaroi se:

Është një arritje e madhe për BKT të jetë Banka e Vitit në Shqipëri për të njëmbëdhjetën herë me radhë. Ne u jemi mirënjohës klientëve tanë për besimin ndaj BKT dhe për partneritetin me nepër zgjidhje inovative. Të kuptuarittë nevojave të klientëve tanë dhe përshtatja e transformimit dixhital të shërbimeve tona bankare në bazë të këtyre nevojave, do të na ndihmojë të jemi shumë më afër klientëve tanë duke thelluar besimin dhe sigurinë e tyre. Për më tepër, ne kemi diferencuar tregun falë strategjisë sonë vigjilente të menaxhimit të aseteve dhe strukturës së fortë të kapitalit. Ne arritëm të prodhonim gjysmën e fitimit të sektorit deri në Shtator 2020. Përqendruar në përkushtimin e vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta të përsosmërisë, BKT do të vazhdojë të dominojë tregun dhe të jetë kompania më fitimprurëse në Shqipëri.

Ne vazhdojmë të marrim çmime të shumta prestigjioze vit pas viti, duke reflektuar forcën dhe ndikimin rritës në peizazhin financiar në të gjithë Shqipërinë.

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të asetit prej 4.6 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.6 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degë, nga të cilat 64 janë të vendosura në Shqipëri dhe 28 në Kosovë.

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB