Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Poloni ka tejkaluar shifrën 1 milion.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vendin me popullsi prej 38 milionë banorësh janë shënuar 13.885 raste të reja më COVID-19 duke e rritur numrin e përgjithshëm ne 1.013.747.

Deri më tani në këtë vend kanë humbur jetën 18.208 persona, prej të cilëve 609 në 24 orët e fundit.

Tërheq vëmendjen se 615.191 prej rasteve janë raportuar muajin e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, në deklaratën e tij tha se kanë shënuar rënie në numrin e rasteve në periudhën e fundit falë masave të ndërmarra.

Ai shtoi se edhe në numrin e pacientëve që trajtohen në spital është shënuar rënie.

Niedzielski potencoi se vaksina në vend pritet të arrijë në fund të janarit ose në fillim të shkurtit./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA