Rita Ora duke dalë nga festa

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes.

Sipas Daily Mail, këngëtarja dyshon se një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për grumbullimin e saj të paligjshëm në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave anticovid në organizimin e një eventi me një grup të madh njerëzish.

Kensington dhe Këshilli i Chelsea-t kanë konfirmuar gjithashtu se po hetojnë shkeljen e pretenduar.

 “Ajo tani po harton një plan loje dhe po vendos kurthe në një përpjekje për të ekspozuar sinjalizuesin, siç bëri Coleen në dramën ‘Wagatha Christie’”, tregoi një burim i besueshëm sipas medias së huaj.

Fillimisht festa e Ritës u raportua se përfshinte 30 persona, por burimet më vonë e theksuan atë si një mbrëmje me vetëm rreth shtatë persona.

Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i Revistës “TOWIE”, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeç, ishin të gjithë në foto të festës. Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë në restorant ndërsa hidhnin sytë në dritare dhe përpiqeshin të hapnin një derë metalike.

Oficerët u panë gjithashtu jashtë shtëpisë së Rita Orës në Londër dhe restorantin ‘Casa Cruz’ të nesërmen. Ajo kërkoi falje përmes një shkrimi në Instagram, për thyerjen e rregullave të pandemisë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel