Me 362 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 48.990.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.621 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 989.572.
Lari shtoi se 5.828 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 688.054.
Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 6.212.694 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se 64 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 278 qyteza si zona “portokalli” dhe 106 qyteza si zona të “verdha”.
Top Channel