UEFA teston VAR-in në distancë, aplikohet për herë të parë në Sevilla-Chelsea

01/12/2020 23:55

UEFA është gati të implementojë VAR-in në distancë dhe testi i parë zyrtar do të bëhet sonte me ndeshjen mes Sevillas dhe Chelseat, e parashikuar për t’u zhvilluar në stadiumin andaluzian “Ramo Sanchez Pizjuan”.

Sfida i është besuar arbitrit portugez Artur Dias, ndërsa patriotët e tij Tiago Martins e Luis Godinho do të asistojnë në VAR, veçse këtë herë jo në sallën në stadium, por nga zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Disa kampionate europiane kanë testuar me sukses aplikimin e VAR-it nëpërmjet një salle unike, zakonisht në ambientet e federatave përkatëse, ndaj këtë hap është gati ta bëjë edhe UEFA, që ka për synon ta aplikojë rregullisht këtë mënyrë nga sezoni i ardhshëm.

Aplikimi i VAR-it në distancë do të bënte të mundur përdorimin e teknologjisë në ndihmë të arbitrave në më shumë liga në Europë e botë, pasi kryesisht në vendet e vogla është e vështirë të investohet për teknologjinë në çdo stadium.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA