Sfidat dhe risitë e mësimit online/ Flet Artan Fuga: Ja si mund të ishte më efikas…

01/12/2020 18:21

Profesori i njohur Artan Fuga, këtë të martë ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për të mirat dhe sfidat që rezervon mësimi online.

Fuga theksoi se mësimi online është i nevojshëm nëse bëhet në mënyrën dhe formën e duhur. Ai tha se është e vështirë të zhvillohet mësimi nëse raporti mësues-nxënës, nuk kalon nga shikimet dhe kontakti viziv. Ndër të tjera profesori tha se teknologjia të ofron kapacitete të jashtëzakonshme, prandaj sipas tij duhet të shfrytëzohen.

“Përgjithësisht i besoj teknologjisë, mësimit online dhe jo vetëm në kushte të veçanta, në kushte të jashtëzakonshme kur jemi. Unë shpesh u kam thënë studentëve të mi, dëgjoni ju mund të vini në auditore mund t’i përballoni simptomat e COVID-19, por nëse infektohet pedagogu ç’do bëni ju? Do të prisni 14 ditë. Çfarë do të bëjë nxënësi i gjimnazit që mësuesit do të sëmuren. Ka kapacitete të mira mësimi online. 20 vite përpara kam qenë në vendet nordike për një stazh, në dimër për shkak të motit të keq bëhej mësimi në televizion. Por duhet përgatitje. Procesi pedagogjik nuk është një komunikim i thjeshtë, një përmbajtje që ishte në klasë. Atë mund ta bënte edhe një zëdhënëse. Kjo është ana e komunikimit që për mua nuk është e gjetur. Duhet të kuptojnë tre gjëra themelore. E para njëherë mësimi online ka një sociologji tjetër. Është bërë mirë që klasat e fillores do të mbahen në shkollë, por duke filluar nga klasa e gjashtë e më lart, 12, 13, 14, 15 janë në moshën e adoleshencës. Çfarë mekanizmash do të gjenden që këto të realizohen. Shiko është tjetër me studentin, me fëmijën në qoftë se nuk realizohet aleanca sociale midis mësuesve dhe prindërve nuk realizohet ky proces. Si mund të mbështetet prindi, nëna, babai, gjyshi, gjyshja. Qëndrimi teknik që ne do të kalojmë në linjë pa menduar sociologjinë e çështjes është shumë problematik. Konteksti kalon nga në klasë, ku vështrimi i mësuesit luan një rol të rëndësishëm, tabelës, ushtrimeve që bëhen në fletore, ky nuk është më në mësimin online. Me çfarë do të zëvendësohet? Nëse nuk mendon këto është e kotë, nuk bëhet mësimi. Njohja digjitale, me njohjen e tekstit. Prindërit sidomos kanë qenë tepër të ngarkuara për fëmijët, ky është aspekti i dytë, dhe i treti është ai epidemiologjik. Unë nuk e kuptoj ku është e mira që nxënësi të jetë 3 ditë në shtëpi, 2 ditë në shkollë. Nëse ata për dy ditë infektojnë njëri-tjetrin dhe shkojnë në shtëpi, kjo është problematike. Ministria e Arsimit nuk duhet ta trajtojë si çështje teknike këtë. As një nxënës, fëmijë, i ri në Shqipëri të mos i kalojë dita pa mësim, por jo vetëm se humbet nga jeta e tij, por mund të shkaktojë probleme të mëdha. Tani je i detyruar të bashkëpunosh me prindin. Cili është roli i prindit? E drejta e ruajtjes së jetës është ekskluzive për individin. Prindi thotë që e sjell për provime dhe ma provo. Mund të ndodhi dhe duhet të përcaktohen mirë detyrimet dhe të drejtat e mësuesit për komunikimi online. Ne nuk mund të vazhdojmë më, ky COVID me të gjithë të këqijat e veta na vendosi para një reflektimi. Nuk bëhet mësimi në atë mënyrë në televizion, televizioni ka kapacitete dhe potencial të jashtëzakonshme. Ajo nuk pranon të mos kesh harta interaktive që mësuesi të tregojë. Duhen mobilizuar gazetarët, regjisorët, nuk zgjidhet kjo kështu”, tha Fuga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA