Melania Trump

Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

“Melania po zhvillon takime për të shkruar një libër me kujtime”, theksojnë burime anonime për gazetën e Rupert Murdoch.

Sipas New York Post, Donald Trump dyshohet se ka inkurajuar bashkëshorten e tij në projektin që, sipas burimeve, mund të çojë në një bestseller pasi tregu për librat Trump po lulëzon, pavarësisht nëse ndarjet janë pro ose kundër presidentit.

“Vetë Trump mund të rrëmbejë një kontratë disa milionë dollarëshe për një kujtim për katër vitet në Shtëpinë e Bardhë sapo mandati i tij të përfundojë”, sipas “New York Post”.

Kujtomë se edhe Michele Obama ka publikuar një libër të quajtur “Becoming” pas largimit nga shtëpia më e famshme në botë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel